4 gjërat që duhet të dini për javën e modës në Milano

Java e modës është një ndër eventet më të rëndësishme të kësaj fushe dhe si e tillë, s’mund të kishte më pak vëmendje në Milano, vendin ku shumë stilistë “vulosin” sukseset e tyre me pasarelat brilante dhe me fjalën e fundit të modës. Në një axhendë tepër intensive, java e modës në Milano na tregoi edhe një herë rëndësinë e gjërave të çuditshme sepse ashtu si Karl Lagerfeld ka thënë: “Nuk ka bukuri pa diçka të çudithdme brenda”… Me gjithë të bukurat dhe të veçantat e saj, ne po përmbledhim në një artikull, gjërat më pikante të sfilatave në javën e modës në Milano.1.Modelet parakalojnë me maska në sfilatën e Gucci-t Dikush mund të mendojë se të fshehesh portretet e modeleve pas maskave të çuditshme, nuk është gjëja më inteligjente për një markë, por ky vendim është shpjeguar nga kompania dhe ka një domethënie… Maska mund të fshehë shumë gjera dhe kjo është një mundësi më shumë për të përcjellë te publiku atë çka duan ata të shohin, nëpërmjet fantazisë. Përveç kësaj risie, Michele ka sjellë edhe një herë në kolëksionet e Gucci-t elementin shkëlqim dhe përqëndrimin tek detajet.


Një xhup për fustan, Moncler çudit me trendin e vjeshtës

Kjo gjë nuk na kishte shkuar kurrë në mendje, por pas sfilatës së Moncler në javën e modës në Milano, mund të imagjinojmë edhe të pamundurën. Që nga fustanet “puffer” me elementet përbërëse të një xhupi e deri te çantat dhe veshjet për qenushët me po këto elemente, Moncler ka sjellë një tendencë të re të cilën nuk e dimë ende nëse do ta shohim të interpretuar në rrugët e qytetit.


Moschino risjell detaje nga jeta e përditshme

Me Moschinon jemi mësuar të shkojmë kundra rregullave… Vitet e fundit, kjo markë na ka treguar se fantazia nuk ka limite nëse stimulohet nga tendencat e fundit të modës. E kishit menduar ndonjëherë se rutina e larjes, tharjes, hekurosjes së veshjeve do të ishte në qendër të një koleksioni nga një prej markave më prestigjoze? Ju prezantojmë me lavatriçen, detergjentin dhe hekurin e hekurosjes më “in” të momentit! Si ju duken?

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *

WhatsApp chat