20 gjëra që nuk duhen humbur në Paris

Parisi është si një ëndërr. Disa e kanë pasur prej kohësh, disa të tjerë, do vijë një ditë dhe do e kenë…E rëndësishme është ta shohësh, të paktën një herë në jetë. Për ata që ende nuk kanë shkuar, por dhe për ata që po planifikojnë një vizitë më eksploruese, unë do jepja këshillat e mia, personale çfarë duhet parë dhe përjetuar në Paris, por dhe çfarë duhet shmangur…
Eiffel..

2. Muzeu i Louvre-t

Nëse keni kohë për të vizituar vetëm një muze në Paris, ai duhet të jetë pa dyshim muzeu i Louvre-it. Muzeu është hapur për herë të parë në vitin 1793 dhe ka 35,000 vepra arti. Përfshirë dhe pikturën e Leonardo da Vinci-t, “Mona Lisa”. Megjithatë, nëse doni një këshillë, mos prisni të shihni gjithçka në Louvre. Ai është masiv dhe me shumë vepra arti dhe ne si vizitorë kemi prirjen për të parë gjithçka, duke mos ia dalë asnjëherë, kështu që më mirë organizohuni.

3. Kulla Eiffel

E projektuar dhe e ndërtuar në vitin 1889 për Exposition Universelle, Panairin e Botës, Kulla Eiffel është struktura më e njohur e Parisit. Mund ta shihni ditën ose në mbrëmje, të pushoni në stolat e lulishtes poshtë saj, por dhe të ngjiteni për një përvojë ndryshe e për një pamje magjepsëse të Parisit, nëse do keni kohë të prisni në radhë. Unë do ju këshilloja megjithatë, që nëse do qëndroni pak në Paris, ta përdorni këtë kohë për një përvojë tjetër më unike.

WhatsApp chat