Ah, ç`oaz bukurie! Një studio metropolitane në mes të Tiranës

Të gjitha vajzave u pëlqen të ndihen të bukura dhe ta lënë veten të përkëdhelen në një qendër bukurie që ofron të gjitha shërbimet që ato do të donin. Këtë gjë jua ofron si gjithmonë Class Hair And Make Up që ndodhet shumë pranë jush, në zemër të Tiranës. Tashmë me një studio të re që plotëson të gjitha nevojat tuaja dhe e përshtatur për t`ju bërë të ndiheni speciale duke shijuar në maksimum shërbimet e shumta që ju ofrohen.

CLASS STUDIO


Një ambient i qetë dhe modern, ku përveç atmosferës relaksuese do të gjeni gjithë komoditetin e ëndërruar. Një studio metropolitane, ku do të ndiheni të përkëdhelura në çdo detaj dhe ku do të shijoni çdo shërbim që ju ofrohet me profesionalizëm.

Studio e Class Hair And Make Up ju siguron një eksperiencë pozitive dhe çlodhëse. Profesionistet e Class janë të dedikuara për t`u përkujdesur për nevojat dhe dëshirat tuaja, në mënyrë që eksperienca në studio të jetë e paharrueshme. Ato punojnë me pasion dhe me produktet më cilësore dhe më të sigurta për mirëqenien dhe shëndetin tuaj. Higjenë maksimale dhe siguri e garantuar e produkteve dhe e mjeteve të punës, pasi Class Studio kujdeset jo vetëm për pamjen, por edhe për shëndetin e klientëve!

Diçka inovative në studion e re është Nail Bar, ku ofrohet përkujdesje maksimale për thonjtë dhe duart tuaja. Përveçse do të mund të realizoni çdo shërbim, model dhe dizajn të ëndërruar thonjsh, do të ndiheni të sigurt teksa u besoni bukurinë, por edhe shëndetin tuaj estetisteve të Class. Çdo vegël pune sterilizohet në një autoklavë për 90 minuta në 134 gradë, gjë që është shumë e rëndësishme për të shmangur viruset dhe sëmundjet e ndryshme, ndaj të cilave është i rrezikuar çdokush në rast se veglat nuk sterilizohen siç duhet.


Shërbimet që ju ofrohen në këtë kënd janë:

Manikyr i thjeshtë

 Manikyr xhel

Xhel

Pedikyr

Pedikyr me manikyr xhel + trajtim

Parafinë për këmbët dhe për duart

*Një mënyrë shumë e efektshme për t’u kujdesur për duart dhe këmbët është larja e tyre me parafinë. Gjatë larjes me parafinë të ngrohtë hapen poret dhe lëkura thith substancat aktive rigjeneruese dhe ushqyese nga parafina duke nxitur qarkullimin e gjakut. Gjatë trajtimit me parafinë, aroma e mirë relakson gjithë trupin. Trajtimi zgjat vetëm 20 minuta dhe nuk është aspak i kushtueshëm.

Dhe pjesa më e bukur e gjithë kësaj është zbritja (sconto-ja) që ju ofrohet në një orar të caktuar të ditës. Çdo ditë, prej orës 9 deri në 12 për çdo shërbim të thonjve aplikohet një ulje prej 20%.


Shërbimet që ju ofrohen:

Prerje

Lyerje

Botoks flokësh + masazh koke (20 minuta)

Pastrim ose mbushje vetullash

Make Up profesional ose i thjeshtë

Stilim flokësh

Paketa e nusërisë

Lyerje (me bojë)

Trajtim flokësh

Manikyr dhe pedikyr

Make Up profesional

Mbushje Vetullash

Trajtim qerpikësh

*Paketat e nusërisë janë: 1-ditore, 2-ditore dhe 3-ditore. Po ashtu, mund të zgjidhni vetëm Make Up profesional nusërie ose Stilim flokësh dhe Make Up profesional për nuse.

https://www.classlifestyle.com/news/35766/ah-coaz-bukurie-nje-studio-metropolitane-ne-mes-te-tiranes/

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *

WhatsApp chat