About us

Këtë fillimviti 2019-të, Class do jetë prezent për herë të parë me dyqanin e saj Online pas kërkesave të shumta lidhur me koleksionet dhe markat e fustaneve që gjenden në showroom në Tiranë.

Kjo është formula për të qënë më afër me kërkesat dhe interesat e klientëve tanë në mbarë botën. Në çdo artikull do gjeni informacionet e plota të veshjeve, përmasat, materiali, prerja, gjendja fizike si dhe mënyra e pagesës së bashku me transportin.

Zbulo design-et sezonale, prodhimet ekskluzive të Atelier-it tonë si dhe markat prestigjoze të cilat mund ti porosisësh me një Click.

Class e ka gjetur kombinimin e duhur në një industri që harmonizon bashkë kreativitetin dhe sensin e së bukurës, ndaj dhe ky dyqan virtual është një reflektim i po të njëtit frymëzim.

Kompania jonë është themeluar në vitin 2013 me një objektiv të qartë – për të sjellë një frymë të re, elegante, specifike, në industrinë e organizimit të eventeve. Sot, pas më shumë se 5-vjetësh, dhe pas një studimi të imtësishëm të tregut, Class është kthyer pa frikë në lider të kësaj industrie.