top of page
1694026978936366.jpg

Mirë se vini në SHOP CLASS AV!

Në Class by Alketa Vejsiu, ne besojmë se moda është një shprehje e individualitetit, kreativitetit dhe stilit. Misioni ynë është t'ju fuqizojmë për të përqafuar personalitetin tuaj unik përmes një gamë krijimesh që kujdeset për veshjen tuaj në përditshmëri apo në një event unik!

Class e ka gjetur kombinimin e duhur në një industri që harmonizon bashkë kreativitetin dhe sensin e së bukurës, ndaj dhe ky dyqan virtual është një reflektim i po të njëjtit frymëzim.

 Që prej vitit 2019, Class ka qenë prezent me dyqanin Online pas kërkesave të shumta lidhur me koleksionet që gjenden në showroom-in në Tiranë dhe jemi të lumtur t’ju ofrojmë krijimet tona në çdo vend ku ju jeni.

Kjo është formula për të qënë më afër me kërkesat dhe interesat e klientëve tanë në mbarë botën. Në çdo artikull do gjeni informacionet e plota të veshjeve, përmasat, materiali, prerja, gjendja fizike si dhe mënyra e pagesës së bashku me transportin.

Faleminderit që zgjidhni Shop CLASS AV si destinacionin tuaj të modës.

bottom of page